Jeremiq për marrëveshjen në Ohër: Kjo tradhti e madhe mund të parandalohet vetëm me referendum

Jeremiq për marrëveshjen në Ohër: Kjo tradhti e madhe mund të parandalohet vetëm me referendum

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq ka pasur kritika ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kjo pasi, mbrëmë pati një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Të dyja palët janë pajtuar që ta zbatojnë planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

E sipas Jeremiqit, një marrëveshje e tillë për Serbinë është tradhti që mund të parandalohet me vetëm me referendum, transmeton Paparaci.

“Kjo është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë sovrane të Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tani plani i zbatimit është pranuar, siç thotë Borrell ‘në plotëni’, shkroi ai në rrjetet e tij sociale.

“Kjo tradhti e madhe mund të parandalohet vetëm me referendum”.

MARKETING