Javën tjetër do të shqyrtohet kërkesa e maturantëve për shkurtimin e materialit për maturën shtetërore

Javën tjetër do të shqyrtohet kërkesa e maturantëve për shkurtimin e materialit për maturën shtetërore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka njoftuar se javën e ardhshme do të shqyrtohet kërkesa e maturantëve për shkurtimin e materialit për dhënien e provimit të maturës shtetërore.

MARKETING

Description of image

Ai shtoi se në mbledhje duhet të shqyrtohen rregulloret ligjore, gjegjësisht çfarë lejon ligji të ndryshohet në këtë moment në lidhje me kërkesën e maturantëve, duke qenë se tashmë janë caktuar provimet e maturës shtetërore.

Ditën e djeshme, para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), një grup gjimnazistësh kanë protestuar, duke kërkuar nga autoritetet shkurtimin e materialit për dhënien e provimit të maturës shtetërore, pasi siç thonë ata vitet e fundit si gjeneratë, ata kanë humbur shumë mësim për shkak të pandemisë së Covid-it, por dhe për shkak të situatës së krijuar me kërcënime me bomba në shkolla.

MARKETING