Janevska: Së bashku për ndryshimet në arsim, jemi përgjegjës për fëmijët dhe vendin
Vitin e ri e fillojmë me shpresë, pritshmëri dhe besim se do të jetë një vit për t’u kujtuar për të mirë, i mbushur me gëzim dhe ngjarje të bukura.
anevska thotë se së bashku me nxënësit, studentët, mësimdhënësit dhe prindërit do të vazhdojë të punojë për arsim më cilësor.
“Ndërtojmë edukim mundësish, në të cilin çdo fëmijë mund të realizojë potencialin e tij, i cili e çmon dhe e vlerëson kontributin e çdo mësimdhënësi, arsim i cili bashkon. Në shtator filluam me tekste shkollore për të gjithë nxënësit, në qershor të përfundojmë vitin shkollor me rezultate më të mira se vitin e kaluar. Ky është synimi i futjes së mësimit me një ndërrim dhe qëndrimit të zgjatur në shkollë, rritja e pagave të punonjësve në shkolla, rikonstrucioni dhe ndërtimi i objekteve të reja shkollore, ndryshimet në rregullore, përforcimi i asistencës arsimore dhe optimizimi i rrjetit shkollor”.