Janë gjetur dy vajzat të cilat kishin humbur

Janë gjetur dy vajzat të cilat kishin humbur

Dy vajzat e mitura nga Strumica, Antonija Jankova (12) dhe Radmila Ivanova (14) pas shumë kërkimeve janë gjetur shëndoshë dhe mirë. Lajmin e ka bërë të ditur nëna e njërës prej vajzave në rrjetin social facebook. Sipas saj, ata janë gjetur në lagjen e Kisella Vodës.
Lajmin se janë gjetur vajzat e ka konfirmuar edhe MPB, raporton SHENJA.
Vajzat kishin ardhur në Shkup në një ekskurzion nga Strumica. Ata ishin parë për herë të fundit në “Vero Jumbo”, prej ku edhe u humbën gjurmët.
Të dyja vajzat janë shoqe nga i njejti fshat i Strumicës.

MARKETING