Jakimovski: Vendimi i gjykatës është skandaloz, do të ankohem në Apel

Jakimovski: Vendimi i gjykatës është skandaloz, do të ankohem në Apel

Kryetari i Komunës Karposh, Stevço Jakimovski, i cili u dënua sot me tre vjet e gjashtë muaj burg për vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, deklaroi se vendimi i Gjykatës Themelore Penale është skandaloz dhe se nuk ka asnjë dëshmi kundër tij. Ai paralajmëroi se për vendimin do të ankohet në Apel.

Ai thotë se ka pritur që të lirohej. Siç theksoi, bëhet fjalë për hajkë politike.

“Jam dënuar pse e kam bërë këtë barakë dhe atë tjetrën, ku në projekt qëndron ndërtim i barakës montuese – çmontuese. Kjo është bërë nga gips kartoni, sipas të gjitha rregulloreve dhe standardeve janë objekte të përkohshme të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe për objekt të përkohshëm nuk mund të ndiqet penalisht”, tha Jakimovski.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për krim dhe korrupsion, dhe theksoi se kjo është procedurë administrative e cila mund të ndërpritet në çdo fazë.

Jakimovski theksoi se janë kryer presione ndaj familjes së tij dhe ndaj bashkëpunëtorëve të tij që të jepet deklaratë kundër tij.

Kryetari Stevço Jakimovski është dënuar në tre vjet e gjashtë muaj burg për dy vepra penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, përderisa një ish i punësuar në komunë u dënua me kusht në kohëzgjatje prej dy vjet. Aktvendimi nuk është i plotfuqishëm, ndërsa Jakimovski ka të drejtë ankese në Apel. Ai që në fillim të gjykimeve, tha se nuk ka kurrfarë faji.

Stevçe Jakimovski, kryetar aktual i Komunës së Karposhit vitin e kaluar u gjet në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.

MARKETING