Izet Mexhiti uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Qoftë përherë i bekuar flamuri kuqezi!
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka uruar shqiptarët kudo që jetojnë me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Në urimin e tij, Mexhiti e ka cilësuar 28 Nëntorin si ditën më të lavdishme të historisë kombëtare shqiptare, duke e vlerësuar si simbol të krenarisë, lirisë dhe identitetit kombëtar.
Ai ka përcjellë mesazhin e bashkimit dhe unitetit, duke theksuar se kjo datë bashkon zemrat e shqiptarëve, pavarësisht se ku jetojnë, ndërsa ka uruar që flamuri kuqezi të mbetet gjithmonë i bekuar dhe kombi shqiptar i lavdishëm.
“Gëzuar 28 Nëntorin, ditën më të lavdishme të historisë sonë kombëtare!
Ditën kur zemrat e shqiptarëve, kudo në botë, rrahin si një. Qoftë përherë i bekuar flamuri ynë dhe i lavdishëm kombi shqiptar! Urime 28 Nëntori, shqiptarë!”, ka shkruar Mexhiti.

