Izet Mexhit në “Intervistë në SHENJA”: Pres që Ali Ahmeti të më tregoj se është caktuar Bujar Osmani për koordinator për Çairin
Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, në emisionin “Intervistë në SHENJA” lidhur me caktimin për koordinator të Bujar Osmanit, për komunën e Çarit, Mexhiti, tha se këtë gjë nuk e kanë dëgjuar nga Ali Ahmeti, por fillimisht nga mediat, dhe më pas nga urimi që ka bërë Artan Grubi në rrjetet sociale.
“Kështu që pres ta shoh deklarimin zotit Ahmeti për këtë çështje. Për shkak se koordinator për cështje politike në Çair është një pozicion i sajuar një pozitë që nuk është statutare brenda organeve të BDI-së. Nëse ka qenë qëllimi për shkak bindjeve të mia, veprimit të mia, deklaratave publike, atëherë duhet të jenë më transparent”, tha Izet Mexhiti.
Ai tha se ai nuk ka qenë i kontaktuar lidhur me këtë çështje.
Mexhiti tha se me këtë thyen gjitha normat, po krijohet anarki, ka politik revanshiste, inateve që nuk ka qenë karakteristik, sipas tij e Ali Ahmetit dhe BDI-së.