ISHP: Punonjësit shëndetësorë në rrezik dhjetëfish më të madh nga infektimi me grip në krahasim me popullatën e përgjithshme

ISHP: Punonjësit shëndetësorë në rrezik dhjetëfish më të madh nga infektimi me grip në krahasim me popullatën e përgjithshme

Punonjësit shëndetësorë kanë dhjetëfiush rretik më të madh nga infektimi me grip në krahasim me popullatën e përgjithshme, për shkak të natyrës së pounës së tyre. Punonjësi shëndetësor mund të infektohet me grip nga pacientët ose kolegët e tyre. Ekzistojnë studime që tregojnë se gjatë epidemisë, në institucionin shëndetësor më shumë se gjysma e punonjësve shëndetësore që kujdesen për pacientët me grip, edhe vetë janë të infektuar me virusin, theksojnë këtë mëngjes nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Gripi është sëmundje serioze, mund të shkaktojë pneumoni, bronshit ose t’i përkeqësojë gjendjet kronike shëndetësore. Vaksinimi kundër gripit, çdo vit, është mënyra më e mirë që të mbrohesh nga kjo sëmjndje”, nënvizojnë nga ISHP.
Ka studime që tregojnë se punonjësit e kujdesit shëndetësor mund ta kalojnë gripin te pacientët e tyre, veçanërisht nëse ata janë të ndjeshëm ndaj zhvillimit të komplikimeve.

“Gripi është i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, të rriturit dhe personat me imunitet të dobësuar ose sëmundje të tjera kronike. Si rezultat i transmetimit të gripit nga punonjësit e kujdesit shëndetësor, disa pacientë mund të zhvillojnë komplikime kërcënuese për jetën, siç janë rastet e dokumentuara të vdekjes nga gripi në qendrat e kujdesit intensiv neonatal dhe njësitë e onkologjisë pediatrike”, shtohet në komunikatë.

MARKETING