Irani: Trump e kupton “më mirë gjuhën e forcës”

Irani: Trump e kupton “më mirë gjuhën e forcës”

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha sot se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “me sa duket e kupton më mirë gjuhën e forcës”, pasi ai kërcënoi me sulme të mëtejshme ndaj Teheranit, transmeton Anadolu.

Deklaratat e Trumpit, “nga fyerja e popullit iranian deri te kërcënimet për sulme të tjera”, ishin “jo një shenjë force, por një pranim i dështimit të një politike që prej vitesh është ndërtuar mbi forcën, sanksionet dhe kërcënimet”, tha Gharibabadi në platformën sociale amerikane X.

Ai tha se kjo politikë “dështoi ta gjunjëzojë popullin iranian”.

“Me Trumpin kriminel dhe vrasës, duhet folur në gjuhën e tij”, tha Gharibabadi. “Me sa duket, ai e kupton më mirë gjuhën e forcës”, shtoi ai.

Trump më herët tha se SHBA-ja “me shumë gjasa” do ta godasë përsëri Iranin sot në mbrëmje, pas sulmeve amerikane gjatë natës, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

“Ne i goditëm shumë fort mbrëmë, shumë, shumë. Ndoshta do t’i godasim fort përsëri sonte. Do t’i jap një paralajmërim të vogël. Do ta godasim fort sonte”, tha Trump në margjinat e Samitit të NATO-s në kryeqytetin turk, Ankara.

“Nuk dua të merrem më me ta. Janë llum”, shtoi ai.

Trump gjithashtu tha se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar muajin e kaluar me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit ka “përfunduar”.

MARKETING