Irak, një sulm ajror shënjestron selinë e grupit të milicisë Hashd al-Shaabi

Irak, një sulm ajror shënjestron selinë e grupit të milicisë Hashd al-Shaabi

Një sulm ajror ka shënjestruar selinë e grupit të milicisë Hashd al-Shaabi në provincën Babil të Irakut, transmeton Anadolu.

Pamjet që supozohet se lidhen me sulmin, burimi i të cilëve mbetet i panjohur, qarkulluan në platformat e mediave sociale.

Autoritetet nuk kanë lëshuar një deklaratë për sulmin e supozuar.

SHBA mohon pretendimet për kryerjen e sulmeve ajrore në Irak

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka mohuar raportet se Washingtoni ka kryer sulme ajrore në Irak, transmeton Anadolu.

“Ne jemi në dijeni të raporteve që pretendojnë se SHBA-ja ka kryer sulme ajrore në Irak sot. Këto raporte nuk janë të vërteta. SHBA-ja nuk ka kryer sulme ajrore në Irak sot”, shkroi CENTCOM në platformën sociale X.

MARKETING