Inzaghi largohet në verë, nga Conceiçao te Conte, shumë alternativa për stolin e Interit

Inzaghi largohet në verë, nga Conceiçao te Conte, shumë alternativa për stolin e Interit

Inter duket se do mbyllë sezonin me Simone Inzaghin në krye, por sipas të gjitha gjasave, zikaltërit do nisin edicionin tjetër me një tjetër teknik.
Në këto momente zikaltërit dëshirojnë të mbyllin sa më mirë të jetë e mundur vitin futbollistik, duke siguruar një vend në Top 4-she dhe duke pretenduar të ecin sa më shumë në Champions League.

Më pas, vera do të jetë tepër e nxehtë në Milano. Dyshja drejtuese e merkatos Ausilio-Marotta kanë filluar të mendojnë për kandidatët për stolin e Interit. Së fundmi në garë është futur edhe “timonieri” i Portos, Sergio Conceiçao.
Mes hipotezave të mundshme janë disa emra. Antonio Conte shihet si njeriu që mund të sjellë përsëri titullin kampion në Milano, ndërsa për t’u vlerësuar janë edhe alternativat e Thiago Mottas dhe de Zerbit.

MARKETING