Inzaghi: Kënaqësi të shohësh këtë skuadër, arritëm objektivin e dytë të sezonit

Inzaghi: Kënaqësi të shohësh këtë skuadër, arritëm objektivin e dytë të sezonit

Interi ia doli të fitojë Superkupën e Italisë për herë të 7 në histori dhe për herë të dytë radhazi, teksa mposhti Milanin bindshëm 3-0 në Rijad, në një ndeshje që thuajse nuk pati fare histori.

Trajneri Simone Inzaghi nuk e fshehu kënaqësinë për suksesin, teksa tha se ky ishte objektivi i dytë sezonal i skuadrës dhe komplimentoi të tijtë për ndeshjen që bënë.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur nga ana jonë dhe është kënaqësi të shoh këtë skuadër të luajë kështu. Pas 1/8-ave të Championsit, ky ishte objektivi ynë i dytë sezonal, të cilin e arritëm dhe tani kemi të drejtë të festojmë, por vetëm disa orë, pasi duhet të kthejmë sytë nga kampionati”, u shpreh Inzaghi.

MARKETING