Inzaghi elozhe për Asllanin: Të lumtur që e kemi në ekip!
Simone Inzaghi është i kënaqur me paraqitjen e Kristjan Asllanit tek Interi. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ishte në fushë për 72 minuta në përballjen kundër Sparta Pragës, të fituar nga zikaltrit. Tekniku analizoi ecurinë e 22-vjeçarit, i cili është në qendër të vëmendjes nga tifozët e mediat.
“Ai po krijon një personalitet të madh, nuk është e lehtë për askënd të zëvendësojë Calhanoglu. Ai po e bën mirë, me vazhdimësi të paraqitjeve. Nuk kisha dyshime, ai ka besimin e të gjithëve ne. Ne jemi të lumtur që e kemi!”, tha Simone Inzaghi.
Në këtë sezon, në Ligën e Kampioneve, mesfushori i Shqipërisë është aktivizuar në 4 takime me në total 134 minuta. Ndërsa në Serie A, Asllani ka luajtur në total 511 minuta në 12 takime në këtë sezon.