Interi mposhtet nga Bologna, Napoli gjithnjë e më afër titullit

Interi mposhtet nga Bologna, Napoli gjithnjë e më afër titullit

Interi ka pësuar humbje ndaj Bolognas në udhëtim, në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

“Nerazzurrët” janë mposhtur 1:0 nga Bologna në stadiumin “Stadio Renato Dall’Ara”.
Orsolini ishte realizatori i golit të fitores për vendasit në minutën e 76-të.

Me këtë disfatë, Interi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 47 pikë, tani 18 pikë larg Napolit lider.
Bologna është e shtata me 35 pikë.

MARKETING