Interi e fiton Juventusin, me recetën e Alegrit

Interi e fiton Juventusin, me recetën e Alegrit

Interi ka shënuar fitore me peshë të madhe në derbin e madh italian, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Juventusi.

Ndeshje e fortë e me rivalitet të madh por vetëm një gol i shënuan në “San Siro” në Milano.
Në minutën e 32-të, në një rrëmujë brenda 16-shit Federico Gatti nga afërsia duke tentuar të heq rrezikun shënoi autogol.

Në minutën e 57-të, shtylla shpëton Juventusin. Calhanoglu tenton me një goditje mjaft të bukur, por nuk gjen dot rrjetën.
Pas javës së 23-të në Serie A, Interi kryeson me 57 pikë por ka një ndeshje më pak e 4 pikë më shumë se Juventusi në pozitën e dytë.

MARKETING