Inter përmbys Lazion, zikaltrit në zonën Champions, shpërthen festa në Napoli për titullin kampion

Inter përmbys Lazion, zikaltrit në zonën Champions, shpërthen festa në Napoli për titullin kampion

Një fitore, dy stadiume që shpërthejnë në festë. Inter përmbysi 3-1 Lazion në “Meazza” dhe kap vendin e katërt në Serie A, me pikë të barabarta me Milanin e vendit të pestë dhe Romës së vendit të gjashtë.
Por më shumë festë ka pasur në stadiumin “Maradona” dhe në qytetin e Napolit, që me një fitore të mundshme ndaj Salernitanës (në orën 15:00), të kaltrit shpallen matematikisht kampionë.

Sfida në Milano u zhbllokua në minutën e 27-të. Ishin vendasit zikaltër që goditën të parët, duke shënuar me Mkhitaryan, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR.

Tri minuta më pas ka ardhur befasia për vendasit. Skuadra e Sarri-t, në fakt, ka gjetur golin e avantazhit me Felipe Anderson, i cili ka përfituar nga një gafë e Accerbi-t në mbrojtje.
Miqtë shkojnë në avantazh të një goli në pushimin e ndeshjes, ndërsa në të dytën Inter sulmon pa rreshtur. Goli i barazimit do të vinte në minutën e 78-të. Lautaro Martinez, pasi merr një top në qendër të zonës nga Lukaku, nuk fal përballë portierit.
Pesë minuta më pas Lukaku jap një tjetër asist, kësaj here për Gosens, i cili përmbys shifrat në 2-1. Inter jo vetëm mbron avantazhin, por shënon edhe të tretin në minutën e 90-të. Dopietë personale e argjentinasit Lautaro.

MARKETING