Instituti “Hasan Tahsin” shënon Ditën Botërore të Hipertensionit në Mitrovicë

Instituti “Hasan Tahsin” shënon Ditën Botërore të Hipertensionit në Mitrovicë

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Hipertensionit, Instituti Hasan Tahsin organizoi një aktivitet vetëdijesues në qytetin e Mitrovicës, me qëllim promovimin e shëndetit dhe ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e kontrollit të rregullt të tensionit të gjakut.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Drejtoria për Shëndetësi – Komuna e Mitrovicës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – Mitrovicë dhe Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”.

Gjatë aktivitetit, profesionistët shëndetësorë realizuan matjen e tensionit të gjakut për qytetarët, ndërsa të pranishmit patën mundësinë të informohen më shumë rreth hipertensionit, faktorëve të rrezikut dhe rëndësisë së parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare përmes kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit.

Falënderojmë profesionistët shëndetësorë, nxënësit dhe të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e kësaj iniciative, duke dhënë kontribut në promovimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të vetëdijshme për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.

MARKETING