Incident në Prilep: Sulm ndaj lojtarëve shqiptarë, reagon Shkëndija e Haraçinës

Incident në Prilep: Sulm ndaj lojtarëve shqiptarë, reagon Shkëndija e Haraçinës

Një ngjarje e shëmtuar ka tronditur sot futbollin vendor në Prilep, gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë mes Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës. Ajo që duhej të ishte një përballje sportive u shndërrua në një skenë tensioni dhe dhune.

Gjatë gjithë takimit, tifozët vendas nuk ndaluan me fyerjet në baza etnike ndaj shqiptarëve, ndërsa situata eskaloi në përfundim të ndeshjes, kur disa futbollistë të klubit nga Haraçina u sulmuan fizikisht.

 

Pas incidentit, KF Shkëndija Haraçinë reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke dënuar ashpër ngjarjet dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

“Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit nuk i ngjajnë aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë. Ajo çfarë ndodhi në tribuna dhe rreth fushës nuk janë pamje që duhet të shfaqen në një ndeshje futbolli.

Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime të turpshme që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve tanë.

Ne kërkojmë nga Federata të ndërmarrë masat e duhura dhe të japë dënimet e merituara për organizatorët e kësaj ndeshjeje, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Futbolli është lojë që bashkon – jo që ndan”, thuhet në reagimin e klubit nga Haraçina.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me incidentin, ndërsa pritet që ngjarja të hetohet dhe të merren masat përkatëse ndaj përgjegjësve.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me incidentin, ndërsa pritet që ngjarja të hetohet dhe të merren masat përkatëse ndaj përgjegjësve.

MARKETING