Ilire Dauti: Nuk do të pajtohem të toleroj politizimin e mediave dhe lirisë së gazetarëve
Në Kuvend gjegjësisht në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime janë emrat e kandidatëve për anëtarë në Agjencionin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.
Deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti ka reaguar për emrin e Nafie Selmanit, duke shtuar se ajo nuk i plotëson kushtet për shkak se ka qenë pjesë e Alternativës dhe se së bashku kohë më parë kanë qenë në aktivitet të përbashkët politik.
“Jemi takuar si unë anëtarë e kryesisë së ASH-së dhe ajo si përfaqësuese e partisë Alternativa. Kjo është brenga ime të nderuar kolegë nuk kam asgjë personale…..A kanë njohuri se Nafija ka qenë kandidate për kryetare e Qytetit të Shkupit? A kanë njohuri që Nafija ka qenë kandidate për këshilltare në komunën e Çairit, madje ka qenë e zgjedhur si këshilltare? A kanë njohuri që Nafija ka qenë kandidate baraz edhe me mua që sot jam këtu si deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, si kandidate e Alternativës në listën VLEN?”, deklaroi Ilire Dauti.