Ilir Hasani për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit: Nuk mund të ngresh gisht dhe të votosh një proces ku është përbuzur elektorati shqiptarë

Ilir Hasani për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit: Nuk mund të ngresh gisht dhe të votosh një proces ku është përbuzur elektorati shqiptarë

Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani tha se për të kuvendi është një ambient i ri, ndërsa shtoi se do të tentojë ta kuptojë rëndësinë e shtëpisë ligjvënëse.
Ilir Hasani tha se ky shtet është parlamentar, dhe është niveli më i madh organizativ shtetëror, dhe është urrë lidhëse mes qytetarit dhe qeverisë.
Hasani tha se kanë filluar formimet e komisioneve ndërsa nuk pret që të ketë problem lidhur me formimin e këtyre komisioneve.
Sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Ilir Hasani tha se është e pahijshme që ata të legjitimojnë, jo Afrim Gashin, por një proces i cili është historikisht do shënohet në analet e historisë së RMV-së, do shënohet si proces i mosrespektimit të votës shqiptare.
“Nuk mund të ngresh gisht për këtë proces. Nuk ka asgjë kundër Afrimit, por procesi, nuk mund ta legjitimosh aq lehtë, nuk ta le ndërgjegjja të ngresh gisht dhe të votosh një proces të cilin në mënyrë transparente po shihet se është përbuzur një elektorat shqiptarë, është përbuzur një vullnet i çiltër I shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha Ilir Hasani në emisionin “Intervistë në SHENJA”.

MARKETING