Ilir Hasani: Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

Ilir Hasani: Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

Kandidati për deputet i Frontit Europian nga zona 1 zgjedhore, Dr. Ilir Hasani, sonte në tubimin e Frontit Europian në Kumanovë, tha se të gjithë duhet t’ia kenë zili kandidatit për president, për përgatitjen profesionale, intelektuale, morale, si dhe të dukjes që ka Bujar Osmani.

“Unë jam vërtet krenar që një kandidat i cili BDI e kandidoi në këto zgjedhje për President të shtetit, i ka performancat aq të mira, si në aspektin profesional, aspektin intelektual, aspektin moral, ashtu edhe në aspekt të dukjes, ua kanë zili edhe shtetet. Andaj faleminderit kryetar Ahmeti që na e solle në pah presidentin Bujar Osmani”, ka thënë Hasani gjatë tubimit në Kumanovë.

MARKETING