I shënoi dy golat vendimtarë Austrisë, UEFA hap hetim për Demiral

I shënoi dy golat vendimtarë Austrisë, UEFA hap hetim për Demiral

UEFA ka nisur një hetim ndaj mbrojtësit të Turqisë, Merih Demiral. Demiral, autori i dy golave që i dhuruan fitoren 1-2 turqve përballë Austrisë, është nën hetim për festën e tij pas golit të dytë. 26-vjeçari, festoi me dy duart lart duke bërë atë që quhet gjesti i “Ujqërve Gri”.

Një gjest i konsideruar si fashist, ndërsa në Turqi ka edhe një parti e cila quhet “Zemrat Idealiste”, por që në informalitet të gjithë e njohin si “Ujqërit Gri”, teksa përfaqësojnë unitetin e atyre që konsiderohen si kombe turke në botë.

Ky gjest i Merih Demiral është i ndaluar në Francë dhe Austri, teksa në parlamentin austriak në vitin 2019, u kalua një ligj që ndalonte simbolet e organizatave ekstremiste. Nga ana tjetër, për këtë ligj të kaluar në parlamentin austriak, Turqia e dënoi duke e konsideruar si një gabim të madh.

Kështu, Demiral ka përfunduar nën hetim nga UEFA për një gjest që konsiderohet ideologji ekstremiste dhe raciste dhe rrezikon një gjobë apo edhe pezullim.

MARKETING