“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

“I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!

“Problemi te shfuqizimi i Qeverisë teknike është se për herë të parë në historinë e këtij vendi që merren vendime për procesin zgjedhor pa konsensus”. Kështu deklaroi nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Debat në Shenja”, duke shtuar se nuk ka ndodhur që Kodi Zgjedhor ose cilido proces që lidhet me garantimin  barazisë zgjedhore është votuar miratuar me mbivotim.

“Çdo shkronjë e Kodit Zgjedhor ka qenë me unanimitet. Kjo arrogancë e kësaj Qeverie për të hjek mekanizmin kryesor të barazisë, edhe pse për mua më pengon që ai mekanizëm është vetëm për partitë politike maqedone, sikur vetëm ata kanë problem, nuk është gjithëpërfshirës, mirëpo mënyra e njëanshme e ndryshimit të Marrëveshjes së Përzhinos, pastaj marrëveshja e Përzhinos ka qenë konsensus, si mund ta prishësh në mënyrë unanime”, tha Osmani, duke shtuar se kjo i bie se nesër mund të hapësh rrugën për të rrënuar gjithçka tjetër, përfshirë edhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare.

Sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, Osmani, tha se shteti është dygjuhësh dhe se kjo ka qenë fryma e Marrëveshjes së Ohrit, barazia në çdo sferë.

“Kjo është ajo që ju ka penguar dhe prandaj është shpallur luftë gjuhës dhe nuk janë duke përdorur mjet për ta zhbë atë për ta shndërruar vendin në atë ‘Maqedonia përsëri e juaj’ që i bie, përsëri ajo ‘Maqedonia një gjuhësh’”, deklaroi Osmani.

Osmani tha se kjo nuk do të zgjas shumë për shkak se sipas tij, shqiptarët tani më janë ngritur në këmbë.

“Kur të nisin studentët, dijeni se nuk ndalet më ajo punë. Problemi është çfarë bëjmë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese për të cilat nuk ka më mekanizma për t’i kthyer”, shtoi më tej Osmani. /SHENJA/

MARKETING