Huthit në Jemen: 38 të vrarë në sulmin amerikan në portin Ras Issa në Hodeidah

Huthit në Jemen të mbështetur nga Irani njoftuan se SHBA-ja kreu sulm ajror ndaj portit Ras Isa në qytetin Al Huadaydah në perëndim të vendit, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të publikuar nga televizioni “Al Masirah” i Huthive, avionët luftarakë të SHBA-së sulmuan dy herë portin Ras Isa në qytetin Al Hudaydah.
Në sulm u vranë 38 persona, përfshirë nëpunës shëndetësorë ndërsa u plagosën 102 persona tjerë.
Ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punën për të shuar zjarrin si pasojë e sulmit dhe për të shpëtuar të plagosurit.
– Sulmet ajrore ndaj Jemenit
Huthit më 7 mars njoftuan se i kishin dhënë Izraelit katër ditë afat për të lejuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës, përndryshe ata do të rifillonin operacionet detare kundër Izraelit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një deklaratë në platformën “Truth Social” më 15 mars tha se ai kishte urdhëruar ushtrinë të fillojë “sulm masiv” kundër Huthive në Jemen.
Udhëheqësi i Huthive, Abdul-Malik al-Huthi deklaroi se avionët dhe anijet luftarake amerikane do të jenë objektivi i Huthive dhe se për sa kohë ata vazhdojnë sulmet e tyre, bllokadat në lundrimin detar do të përfshijnë edhe SHBA-në.