Huqja e vitit, apo asistim – Ronaldo bëhet autor i një prej asistimeve më të çuditshme në futboll

Huqja e vitit, apo asistim – Ronaldo bëhet autor i një prej asistimeve më të çuditshme në futboll

Cristiano Ronaldo ka asistuar në të dy golat e Al Nassr në fitoren ndaj Al Raaëon me rezultat 2-1.

Asistimin e parë CR7 e bëri në minutën e 17-të, kur Abdulrahman Ghareeb shënoi për 1-0.

Mysafirët barazuan me të filluar pjesa e dytë, por Al Nassr shënoi vonë për të fituar 2-1.

Ronaldo asistoi te goli i qendërmbrojtësit, Abdullah Madu në minutën e 88-të.

38-vjeçari ishte në një pozitë ideale për të shënuar gol, por e ktheu topin mbrapa pa dashje dhe iu llogarit asistimi i dytë në këtë mbrëmje.

Al Nassr merr sërish kreun e tabelës në Ligën Profesionale të Arabisë me 40 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë, Al-Ittihad. /Telegrafi/

MARKETING