Humor sportiv! Shihni si vendosen vijat e VAR-it në kampionatin e vendit të Amerikës Latine

Aplikimi i VAR-it ka filluar të kontestohet në vende të ndryshme në Europë, pasi tifozët janë kundër tij, sepse mendojnë se po prish bukurin ë futbollit e sidomos vazhdon të shfaqë gabime pasi nuk ka persona të aftë për të bërë gjërat siç duhen.
Prova e mirëfilltë se VAR-i në disa vende shërben thjesht për “statistikë” ka ardhur nga kampionati i Venezuelës, ku pamjet televizive kanë shfaqur mënyrën se si vendoseshin vijat për një pozicion jashtë loje në ndeshjen mes Puerto Kabejo dhe Portuguesa që përfundoi në barazim pa gola.
Kjjjj dónde están trazando bien las líneas del offside es en Venezuela, excelente perspectiva 👏🏼 pic.twitter.com/S4ZtKNz4Ne
— Marito (@Maritopablo) July 23, 2024