Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Një person ka vdekur pasi ka rënë në një motor aeroplani në aeroportin Schiphol në Amsterdam, Holandë, një nga aeroportet më të ngarkuar në botë.

Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit ishin në bordin e aeroplanit KLM Embraer E190, kur burri ra në tehet e turbinës rrotulluese.

Dëshmitarët përshkruan se kishin dëgjuar një “zhurmë djallëzore” ndërsa personi u “gëlltit” nga turbina e aeroplanit.
“Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, tha një pasagjer për mediat holandeze.
“Ne ishim gati të ngriheshim kur papritur gjithçka ndaloi dhe pamë automjete të urgjencës që po nxitonin drejt aeroplanit”, shtoi ai.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur dhe është e paqartë nëse burri ishte punonjës i aeroportit apo pasagjer. Ata që ishin dëshmitarë të incidentit u evakuuan.

Zyrtarët e aeroportit Schiphol konfirmuan vdekjen përmes një deklarate në X (ish-Tëitter), duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe mbështetjen për ata që ishin dëshmitarë të tragjedisë.

Fluturimi 1341 ishte caktuar të nisej nga Schiphol për në Billund, Danimarkë. Një person i brendshëm i tha gazetës holandeze AD se incidenti ishte “shumë intensiv”, duke shtuar se pasi aeroplani u shty për t’u ngritur, dikush hyri në motor.

MARKETING