Hoxhë Ridvan ef. Xhaferi merr titullin Doktor i Shkencave të Filologjisë Orientale

Hoxhë Ridvan ef. Xhaferi merr titullin Doktor i Shkencave të Filologjisë Orientale

Sot, në ambientet e Universitetit të Tetovës, në Fakultetin Filozofik, drejtimi: Filologji Orientale, Programi Studimor: Shkenca mbi Gjuhën, hoxhë Ridvan efendi Xhaferi, fitoi titullin doktor shkence në filologji orientale.

Në përbërje të komisionit, Prof. Dr. Adnan Ismaili (kryetar), dhe anëtarët Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, Prof. Dr. Musa Musai, Prof. Dr. Sylejman Baki, dhe Prof. Dr. Ziber Lata, kandidati Ridvan ef. Xhaferi, ka mbrojtur me sukeses temën e doktoratës: “Diskursi dhe aspektet retorike të interpretuara nga Zamahsheriu në Tefsirin “Keshaf” (Shembulli i Sures Neml)”, ku mentor i disertacionit të doktoraturës ka qenë Prof. Dr. Metin Izeti.

Pas prezantimit të ekspozesë së doktoraturës, komisioni e vlerësoi punën e distertacionit si të suksesshme, ku me këtë rast, hoxhë Ridvan ef. Xhaferi fitoi titullin doktor shkence në filologjinë orientale.

Hoxha i njohur nga Shkupi, Ridvan ef. Xhaferi, ka lindur në vitin 1975 në fshatin Studeniçan të Shkupit, studimet fillore i ka përfunduar në vendlindje, shkollën e mesme në medresen “Isa Beu” në Shkup, ndërsa studimet e para deridiplomike në Fakultetin e të Drejtës Islame në Universitetin “Zerka” në Mbretërinë e Jordanit. Studimet pasdiplomike në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Tetovës, program studimor: Filologji orientale, drejtimi Gjuhë dhe letërsi arabe, me temë magjistrature “Përmasat semantike dhe gjuhësore në suren Inshirah”.

Gjatë këtyre dy dekadave, hoxhë Ridvan Xhaferi, ka kontribuar në sferën e edukimit islam të shumë gjeneratave, si në aspekt të sektorit civil, kulturor dhe humanitar. Përveç shkrimeve të botuara akademike, ka përkthyer edhe disa vepra nga gjuha arabe në gjuhën shqipe. Aktualisht, është kryetar i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”.

MARKETING