Higjiena komunale: Në korrik u mblodhën dhe transportuan 15.735 ton mbeturina komunale
Gjatë muajit korrik, ekipet e NP “Higjiena komunale” – Shkup mblodhën dhe transportuan 15.735 ton mbeturina të përziera komunale nga amvisërit në territorin e qytetit të Shkupit.

“U larguan gjithashtu 2.360 metra kub mbeturina të rënda dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme, si dhe mbetje organike që ranë në sipërfaqe publike dhe të komunikacionit në të gjitha komunat e Shkupit si rezultat i stuhisë që goditi qytetin e Shkupit më 21 korrik. Sasia më e madhe e mbeturinave nga sipërfaqet publike dhe të komunikacionit – 255 metra kub, u mblodh në komunën e Kisella Vodës”, informuan nga Ndërmarrja publike komunale.

Gjatë së njëjtës periudhë, Eko-patrulla e NP Higjiena Komunale-Shkup u shpërndau 11 procesverbale edukativo-informative individëve privatë dhe përfaqësuesve të subjekteve afariste të cilët u kapën duke shkelur Ligjin e pastërtidë publike.

