Hidhet shorti për Kupën e Mbretit, çerekfinalet sjellin derbi madrilen

Hidhet shorti për Kupën e Mbretit, çerekfinalet sjellin derbi madrilen

Është hedhur shorti për çerekfinalet të Kupës së Mbretit. Në këtë fazë goglat e shortit kanë sjellur një derbi, aty ku Real Madridi do të përballet me rivalin e qytetit, Atletikon. Të përzgjedhurit e Karlo Ançelotit do të jenë nikoqir të kësaj sfide, me ndeshjen që do të luhet në “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë, skuadra e Barcelonës do të takohet me Real Sosiedatin, Osasuna do të pret Seviljen, përderisa Valencia përballet me Atletik Bilbaon. Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Mbretit janë përcaktuar të luhen nga 24 deri më 26 janar.