Hasani: Meritat për tu zgjedhur një kryeparlamentar në këtë formë demokratike me këto vota i takojnë BDI-së

Hasani: Meritat për tu zgjedhur një kryeparlamentar në këtë formë demokratike me këto vota i takojnë BDI-së

BDI gjithmonë e ka promovuar bashkëjetesën dhe barazinë mes qytetarëve. Këtë e tha deputeti, Ilir Hasani në emisionin “Intervistë në SHENJA”.
Ai tha se ai kur ka ardhur në qendrën klinike ka qenë i vetmi shqiptarë, por që sot ligjërojnë aty.
“Sot, Afrim Gashi është zgjedh pa fije floku pa i munguar, dmth meritat për tu zgjedhur një kryeparlamentare në këtë formë demokratike me këto vota i takojnë edhe sado pak BDI-së dhe historisë”, deklaroi Ilir Hasani.
Ai tha se viktima e fundit e ngritjes së çështjes nacionale në bllokun maqedonas ka qenë LSDM.
“Njerëzit kanë humbur jetë për ideale, njerëzit kanë dhënë trup, kanë rrezikuar kokat për ideale, dhe po e humbshe një pushtet. Ajo është për mua, herë pas here ndjehem edhe mirë, sepse them se si do të isha ndjerë në këtë qeverisje e cila momentalisht në ditët e parë është shfaqur si ultranacionaliste me të gjitha nishanet se do vazhdoje”, u shpreh Hasani.
Hasani tha se ehde pas mbarimit të fushatës po vazhdon fushata ultranacionaliste edhe pas mbarimit të fushatës.

MARKETING