Ham’asi: Janë arritur “qasje të pranueshme” për çështjet e debatueshme të armëpushimit në Gaza
Lëvizja palestineze Hamas ka deklaruar se janë arritur “qasje të pranueshme për çështjet e debatueshme” të një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza me Izraelin, pas bisedimeve në Kajro.
Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, tha për Anadolu se diskutimet në kryeqytetin egjiptian kanë prodhuar “qasje të pranueshme nga palët pjesëmarrëse në bisedime lidhur me çështjet e debatueshme të marrëveshjes së armëpushimit”.
Ai tha se Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze kanë vepruar “me fleksibilitet dhe pozitivitet” ndaj propozimeve të paraqitura nga ndërmjetësit nga Egjipti, Katari dhe Turqia, nga “një përgjegjësi kombëtare për të ndalur gjenocidin në Gaza”.
Qassem tha se “topi tani është në fushën e pushtimit “izraelit” dhe Bordit të Paqes, të përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv i tij (Nickolay Mladenov), për të ecur drejt zbatimit real dhe të plotë të vizionit të Presidentit Trump për paqe në Rrip”.
Lufta e Izraelit në Gaza që nga tetori 2023 ka vrarë rreth 73.000 palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 173.000 të tjerë, shumica gra dhe fëmijë, sipas të dhënave palestineze.
Pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, ushtria izraelite ka vrarë 978 palestinezë dhe ka plagosur 3.097 të tjerë në sulme pothuajse të përditshme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

