Hajrullai suspendimin nga posti i Prokurorit të lartë në Prokurorinë e Shkupit e quan skandaloz
Prokurori Mustafa Hajrullai gjatë ditës së sotme ka reaguar pas suspendimit nga posti i Prokurorit të lartë në Prokurorinë e Shkupit.
Ai këtë vendim e quan skandaloz, dhe thotë se i njejtë është marrë në ditën kur ai ka shpalosur, siç e quan ai, një skandal, ku shihet vajza e kryeprokurorit Ljupço Kocevski, duket shpërndarë materiale me një medium.
“Vendimi është skandaloz shkaku i asaj që kryeprokurori, në bazë të asaj shkrese të cilën e kanë bërë disa të punësuar nga Prokuroria e Lartë, të cilët janë ankuar për mënyrën se si unë sillem me ata, që është skajshmërish e pavërtetë, të njëjtën shkresë e ka formuar në padi penale, në të njëjtën ditë, më 31 tetor, ditën kur unë e shpalosa skandalin me video incizimet në të cilat shihet se vetë vajza e kryeprokurorit i dorëzon materiale te një gazetar, te një kolegia juaj”, tha Hajrullahu.