Guardiola plot sarkazëm: E zëvendësova Haaland që të mos thyente rekordin e Messit…

Guardiola plot sarkazëm: E zëvendësova Haaland që të mos thyente rekordin e Messit…

“Haaland është i jashtëzakonshëm. Tetë gola në katër ditë! Kam luajtur 11 vite te Barcelona dhe kam shënuar 11 gola, është e pabesueshme. E zëvendësova pasi shënova tre gola që të mos thyente rekordin e Messit në ‘FA Cup’.

Kjo ishte arsyeja”, – ka thënë me sarkazëm Pep Guardiola. Trajneri i Manchester City e shpjegoi kështu arsyen e zëvendësimit të Erling në ndeshjen e ‘FA Cup’ kundër Burnley. Sulmuesi norvegjez bëri paraqitje të shkëlqyer, teksa mundi të shënonte një ‘hat-trick’.

Në minutën e 63-të u largua nga fusha e lojës dhe në vend të tij hyri Cole Palmer. Një nga pyetjet e para në intervistën flash ishte për këtë çështje. Pep ishte i qartë, dëshiron ta rezervojë ‘galaktikën’ e tij.

Shumë shpejt do të ketë një angazhim të vështirë në Champions League, kundër Bayern Munich. Prandaj, Pep nuk mund ta rrezikojë Haaland. Guardiola preferoi që në vend të një përgjigjeje më formale t’i referohej Lionel Messit.

Dhe pikërisht pak ditë më parë pati shumë komente për Messin dhe atë që ishte trajner i tij te Barcelona. Pasi shënoi golin e tij të pestë kundër RB Leipzig, Guardiola vendosi ta largonte norvegjezin nga fusha pas 63 minutave lojë.

Mirëpo, kjo e privoi sulmuesin norvegjez nga thyerja e një rekordi në Ligën e Kampionëve, që nuk e kanë në meritë as Leo Messi dhe as Cristiano Ronaldo. Trajneri spanjoll i Manchester City e pengoi kështu Erling Haaland që të kalonte Leo Messin dhe Luiz Adriano dhe të bëhej i vetmi lojtari që ka shënuar më shumë gola në të njëjtën ndeshje të Champions League, faza me eliminim direkt.

Nëse ai do ta kishte arritur atë rekord në moshën 22-vjeçare, do të ishte mërzitur në të ardhmen, sipas Guardiolës. “Nuk kisha shënuar kurrë 5 gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. I thashë Guardiolës kur dola:

Do të kisha dashur të bëja një ‘hat-trick’ të dyfishtë. Nëse do të kisha qëndruar në fushë, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur. Jam i lumtur me 5 golat, por gjithmonë dua më shumë…”, – pranoi në atë kohë Haaland.

Guardiola duket se nuk kujdeset shumë për urinë e lojtarit norvegjez, por i ka idetë shumë të qarta: Kujdes maksimal për thesarin e vet, që të mos dëmtohet.

MARKETING