Guardiola lartëson Haaland: As Messi dhe Ronaldo nuk i kishin këto shifra në moshën e tij

Guardiola lartëson Haaland: As Messi dhe Ronaldo nuk i kishin këto shifra në moshën e tij

“Kur mbërrita 8 vite më parë, pata ndjenjën se ndoshta ky kompeticion (Champions League) ishte shumë për ne. Tani i gjithë klubi beson se mund ta bëjmë këtë, kjo është trashëgimia më e mirë që i lëmë Manchester City”.

Në prag të ndeshjes së parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Kopenhagen, Pep Guardiola foli kështu në konferencën për shtyp. “Jemi të lumtur që ndodhemi këtu, ndeshja e parë e 1/8 finale është gjithmonë e vështirë, sepse ndoshta mund të mos e kesh ritmin e duhur.

Kopenhagen nuk bën një ndeshje zyrtare që nga 12 dhjetori, kjo do të thotë se është i uritur për të garuar, se është i freskët në këmbë dhe kokë. Danezët kanë pasur shumë ditë për t’u përgatitur për këtë ndeshje, – shtoi Pep.

– Ne kemi nevojë për një rezultat të mirë, për ta mbyllur kualifikimin në Manchester. Kthimi i Haaland te goli? Ne kurrë nuk duhet të bëjmë presion mbi Erling se duhet të shënojë. As Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk i kishin këto shifra në moshën e tij.

Ai është përshtatur shumë mirë. Kam një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh, që dinë t’i mirëpresin lojtarët e rinj. Erling gjithashtu ka mundur ta shohë këtë”.

MARKETING