Grubi: Shumica ka mbi 65 deputetë, shpresojmë se Alternativa do të rikthehet në Qeveri

Grubi: Shumica ka mbi 65 deputetë, shpresojmë se Alternativa do të rikthehet në Qeveri

Maqedonia e Veriut është përballë një sfide serioze ajo e vazhdimit të bisedimeve me BE-në gjë për të cilën nevojiten ndryshime kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe për të cilin proces nevojiten 80 deputetë.  Këtë e deklaroi zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke shtuar se kjo ka qenë arsyeja që kanë filluar bisedimet që në shtator për shtrirjen e një fronit, aleance e të gjitha partive progresive në vend të cilët janë pro integrimit të vendit në BE.

“Një prej tyre është edhe Aleanca, është Alternativa është edhe BESA, është PDSH dhe të gjitha partitë politike shqiptare ata që janë në kuvend dhe jashtë, përfshirë këtu LSDM dhe partnerët e saj të koalicionit. Prandaj e nisëm këtë me dëshirën që edhe Alternativa të mbetet pjesë e asaj shumice parlamentare, gjë që nuk u arrit, por jam optimist se në muajt në vijim do ta përmirësojmë edhe atë gabim, dera ishte e hapur dhe kishte ofertë dhe t’ju them drejtën, unë dhe kryeministri kemi lutur deri në momentin e fundit, dhjetëra telefonata me drejtuesit”, tha Grubi.

AI tha se për momentin është një shumicë kompakte të cilët nuk ishin pro vetëm të votimit të kësaj përbërje të qeverisë por janë pjesë e shumicës parlamentare, si deputetët Kastriot Rexhepi, Merita apo edhe Izeti “me hatërmbetje për çështje të caktuara siç ishte kjo çështje tash”.

Ai tha se përkundër gjitha tentativave për të demonstruar se nuk ka 61 deputetë ka 59 u shënua numri 65 në monitorin e Kuvendit dhe i them se është numri më i madh se 65 deputetë.

“Tash më duhet të fokusohemi edhe ne edhe Alternativa ta përmirësojmë gabimin, ta rikthejmë”, tha Grubi duke shtuar se shpreson se Alternativa do të rikthehet në Qeveri. /SHENJA/

MARKETING