Gol dhe asist, Uzuni i pandalshëm me Granadën. Sulmuesi në formë para Polonisë

Gol dhe asist, Uzuni i pandalshëm me Granadën. Sulmuesi në formë para Polonisë

Myrto Uzuni gjeti sërish rrjetën në Spanjë me Granadën. Në ndeshjen që skuadra e tij fitoi në transfertë ndaj Albacete me rezultatin 1-2, sulmuesi beratas shënoi në minutën e 30-të teksa sigloi golin numër 20-të të sezonit. 27-vjeçari i mori kohën mbrojtësit duke mposhtur pa shumë problem portierin kundërshtar. Lojtari i kombëtares konfirmoi sezonin e tij më të mirë në karrierë duke lëshuar një sinjal pozitiv edhe para grumbullimit me kuqezinjtë në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Polonisë.

Në pjesën e dytë, Uzuni kontribuoi sërish për ekipin e tij pasi asitoi në golin e dytë të shënuar nga Sanchez duke prekur kuotën e katër asisteve sezonal.

Uzuni është shndërruar në një lider të Granadës këtë sezon duke “marrë përdore” skuadrën drejt objektivit për t’u ringjitur në elitë. Aktualisht, Granada renditet në vendin e dytë të kampionatit me 58 pikë dhe me Uzunin si lider duket në rrugë të mbarë për t’ia dalë.

 

MARKETING