Goditje e rëndë për Juventusin, i hiqen 15 pikë në renditje

Goditje e rëndë për Juventusin, i hiqen 15 pikë në renditje

Lajm i keq për Juventusin. Gjykata Federale e Apelit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit, për të rihapur çështjen e fitimeve fiktive që përfshin klubin e Juventusit.

Gjithashtu u pranuan pjesërisht kërkesat e prokurorisë federale, të bëra më herët për sanksione deri në heqjen e 9 pikëve në kampionat.

Megjithatë vendimi i Gjykatës Federale të Apelit është edhe më i rëndë. Juventusit i janë hequr 15 pikë, pra nga 37 pikë që “Zonja e Vjetër” kishte grumbulluar në këtë sezon të Seria A, tashmë ka shkuar në kuotën e 22 pikëve.

Përveç heqjes së pikëve për skuadrën, vendime të tjera janë:

  1. a) Fabio Paratici: ndalim i përkohshëm prej 30 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  2. b) Federico Cherubini: ndalim i përkohshëm 16-mujor për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  3. c) Andrea Agnelli: ndalim i përkohshëm prej 24 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  4. d) Pavel Nedved: ndalim i përkohshëm prej 8 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  5. e) Enrico Vellano: ndalim i përkohshëm prej 8 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  6. f) Paolo Garimberti: ndalim i përkohshëm prej 8 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  7. g) Assia Grazioli Venier: ndalim i përkohshëm prej 8 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  8. h) Maurizio Arrivabene: ndalim i përkohshëm prej 24 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  9. i) Caitlin Mary Hughes: ndalim i përkohshëm prej 8 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  10. l) Daniela Marilungo: ndalim i përkohshëm prej 8 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;
  11. m) Francesco Roncaglio: ndalim i përkohshëm prej 8 muajsh për të kryer aktivitete brenda FIGC-së, me kërkesë për pezullim edhe te UEFA-s dhe FIFA-s;

Tani, Juve ka mundësinë të apelojë kundër këtij vendimi në Kolegjin e Garancisë së Sporteve në CONI.

Ndërkohë klubet e tjera që ishin nën hetim për të njëjtën çështje janë liruar nga çdo akuzë.

MARKETING