Gjykimi për lëndën “Titanik 2” është shtyrë për më 14 korrik

Gjykimi për lëndën “Titanik 2” është shtyrë për më 14 korrik

Gjykimi për lëndën “Titanik 2” i caktuar pë sot në Gjykatën  Apelit  – Shkup, është shtyrë për më 14 korrik 2023 në orën 9:30 me kërkesë të njërit prej të akuzuarve.

Siç kumtoi Gjykata, gjykimi ështlë shtyrë me kërkesë të të akuzuarit S.S. për shkaqe shëndetësore.

“Titanik 2” është lëndë që ka të bëjë me parregullsitë zgjehdore në zgjehdjet lokale në vitin 2013 në komunën e Strumicës, për të cilat aktakuza u ngritën kundër ish-drejtorit të DSP, Sasho Mijallkov, liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe katër ish-anëtarë të Komisionit shtetëror zgjedhor.

Në procedurën e përsëritur pët “Titanik 2”, më 23 janar të këtij viti Gjykata themelore penale – Shkup i shpalli fajtorë dhe u shqiptoi dënim të përgjithshëm prej 12 viteve burg për të akuzuarit.

Rreth akuzës për veprën e kryer penale “marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, Gjykata e dënoi Mijallkovin me dënim mje burg në kohëzgjatje prej dy viteve, në të cilën përllogaritet edhe koha e kalaur në paraburgim. Kjo vepër penale e Mijallkovit u vjetërua në fillim të prillit.

Gjykata me dënim me burg prej dy viteve i dënoi Thaçin, su dhe ish-anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta  Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev për vepër të kryer penale “shkelje të së drejtës zgjedhore”.

Paraprakisht, më 8 mars të vitit 2019 Gjykata themlore penale – Shkup të akuzuarve në rastin “Totanik 2” u shqiptoi gjithsej 19 vite e tetë muaj dënim me burg, por Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të të njejtit vit e rrëzoi vendimin e shkallës së aprë dhe rastin e ktheu në rivendosje për shkak të “shkeljeve thelbësore në procedurë”.

MARKETING