Gjykimi i shoferit të akuzuar për shkeljen e Frosina Kulakovës fillon të premten

Gjykimi i shoferit të akuzuar për shkeljen e Frosina Kulakovës fillon të premten

Gjykimi kundër Vasill Jovanovit, shoferi i cili sipas akuzës, në vendkalimin për këmbësorë ka shkelur Frosina Kalakovën, fillon të premten në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me fillim në orën 10. Vasill Jovanov është akuzuar për vepër penale “vepër e rëndë kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion”, për të cilën është parashikuar dënim më burg deri 20 vjet. Rastin do ta udhëheq gjyqtarja Snezhana Markovska.

Sipas akuzës, më 29 janar të vitit 2025, Vasill Jovanov, pa patent shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 91 kilometrave në orë në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup. Në vendkalimin për këmbësorë, në dritë të kuqe të semaforit, ka goditur Frosina Kulakovën, e cila po kalonte në semafor të gjelbër për këmbësorë. Nga fuqia e goditjes, Frosina ka marrë goditje të rënda dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur propozim akuzë edhe kundër babait të Vasilit, Zoran Jovanov, për veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Akuza i referohet periudhës prej datës 04.11.2022 deri më 30.01.2025, në të cilën Zoran Jovanov ka lejuar djalin e tij Vasil Jovanov të drejtojë automjetin “Pezho 207”, edhe pse ai e dinte se djali i tij nuk kishte patentë shoferi dhe ishte autor i shumëfishtë të aksidenteve në trafik, duke përfshirë edhe atë në të cilën humbi jetën 22 vjeçarja Frosina Kulakova.

MARKETING