Gjykata Supreme pranon ankesën e babait të Vanjës, i cakton arrest shtëpiak dhe masë sigurie

Gjykata Supreme pranon ankesën e babait të Vanjës, i cakton arrest shtëpiak dhe masë sigurie

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e pranoi ankesën e babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevskit, i anuloi masën e paraburgimit dhe për të akuzuarit caktoi arrest shtëpiak dhe masë sigurie.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se pas seancës publike të mbajtur më 25.04.2024, Këshilli për vepra penale ka marrë Vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit A. G., deklararuar përmes avokatit të tij mbrojtës Vladimir Tufegxhiq, avokat nga Shkupi, është pranuar dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KSŽ-320/24 i datës 04.02.2024, e ka ndryshuar dhe të akuzuarit i caktoi arrest shtëpiak dhe masë sigurie”, njoftoi sot Gjykata Supreme.

MARKETING