Gjykata penale Shkup: E pabazuar kërkesa për zëvendësimin e masës paraburgim me garanci për Asmir Jahoskin, i dyshuar për pastrim parash

Gjykata penale Shkup: E pabazuar kërkesa për zëvendësimin e masës paraburgim me garanci për Asmir Jahoskin, i dyshuar për pastrim parash

MARKETING

Këshilli Penal i Departamentit për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar me propozim të A.J., i dyshuar për pastrim të parave dhe të ardhura të tjera nga veprat penale, i dorëzuar përmes mbrojtësit të tij, për zëvendësimin e masës paraburgim me garanci, pas seancës së mbajtur dhe inspektimit të kryer në gjithë dosjen e lëndjes, ka miratuar aktvendim me të cilin propozimi i të dyshuarit refuzohet si i pabazuar.

MARKETING

Sample Image

“Gjykata duke vlerësuar të gjitha rrethanat që lidhen me hetimin, dhe përskaj dhënies së mendimit pozitiv të prokurorit publik, konsideron se në këtë moment ende ekzistojnë rrethanat për ekzistimin e masës së caktuar të paraburgimit nga pika 2 e nenit 165 paragrafi 1 i Ligjin për procedurë penale, gjegjësisht rrethanat të cilat thonë se mund ta pengojë hetimin duke ndikuar tek dëshmitarët si dhe se mund të fsheh, falsifikojë dhe shkatërrojë gjurmët e veprës penale, nga shkaqe që procedura hetuese ende është në rrjedhë dhe se ende ndërmerren aktivitete të tjera hetuese për grumbullimin e dëshmive”, thuhet mes tjerash në njoftim.

MARKETING