Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të “parandalojë aktet e gjenocidit” në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të “parandalojë aktet e gjenocidit” në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë jep vendimin e saj për masat emergjente të kërkuara nga Afrika e Jugut në rastin e saj të gjenocidit kundër Izraelit për luftën e tij në Rripin e Gazës.
Gjykata  ndër të tjera, se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për të parandaluar “aktet e gjenocidit” në Gaza, por nuk urdhëroi një armëpushim.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se akuzat e bëra kundër Izraelit (për gjenocid) janë vërtetuar në një “nivel të arsyeshëm”.

Izraeli duhet të raportojë në gjykatë brenda një muaji se çfarë po bën për të mbështetur urdhrin për të marrë të gjitha masat brenda fuqisë së tij për të parandaluar aktet e gjenocidit në Gaza.

Gjykatësja Donoghue thotë se vendimi krijon detyrime ligjore ndërkombëtare për Izraelin.

Sot gjyqtarët nuk do të vendosën për vërtetësinë e akuzave për gjenocid ndaj Izraelit, për të cilat mund të duhen vite për të vendosur, raporton Al Jazeera.
Që nga 7 tetori, fushata ushtarake e Izraelit ka vrarë të paktën 26,083 njerëz dhe ka plagosur 64,487 të tjerë, sipas zyrtarëve në Gaza. Mijëra të tjerë janë të zhdukur nën rrënoja, shumica prej tyre supozohet se kanë vdekur. /SHENJA/

MARKETING