Gjykata e Apelit përsëri e anuloi pafajsinë për lëndën “Lëndina”

Gjykata e Apelit përsëri e anuloi pafajsinë për lëndën “Lëndina”

Gjykata e Apelit në Shkup e anuloi aktvendimin për lëndën “Lëndina” në të cilën për të dytën herë ishin liruar nga akuza Dragan Pavlloviç Llatas dhe vëllezërit e tij Sërxhan dhe Zvezdan Pavlloviq.

“Gjykata e Apelit në Shkup, në mbledhje të mbyllur, të mbajtuar më  05.05.2023, duke vepruar sipas lëndës penale KZh-1083/22, në publik e njohur si ‘Lëndina’, e anuloi vendimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilën të akuzuarit D.P., S.P. dhe Z.P., të gjithë nga Shkupi, lirohen nga akuza dhe vendosi të caktohet debat para Gjykatës së Apelit në Shkup”, qëndron në kumtesën e Apelit.

PTHP e ngriti këtë rast për ndërtimin pa leje të tri vilave në Zelenikovë. Vendimi i parë për pafajsi u shpall në vitin 2019, i njëjti në vitin 2020 ishte shfuqizuar nga Apeli, ndërsa lënda ishte kthyer përsëri në gjykim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, dhe për herë të dytë, në vitin 2020, përsëri u shpall vendimi për pafajsi.

Nga Apeli shtojnë se data dhe ora e seancës do të publikohen përsëri.

MARKETING