Gjukanoviq shpërndan Parlamentin e Malit të Zi

Gjukanoviq shpërndan Parlamentin e Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nënshkroi Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi në bazë të autoritetit që i jep Kushtetuta.

Gjukanoviq, siç theksohet nga Shërbimi Informativ i Presidentit të Malit të Zi, dekretin e ka nxjerrë në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.

Gjukanoviq paraprakisht ka theksuar se është këshilluar prej ekipit ligjor se ekzistojnë kushtet ligjore për të shpërndarë parlamentin dhe për të shpallur zgjedhje, nëse deri sot nuk zgjidhet qeveria e re, raporton rtcg.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nënshkroi Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi në bazë të autoritetit që i jep Kushtetuta.

 

MARKETING