Gjorgjievski prezanton punën njëvjeçare në Shkup

Gjorgjievski prezanton punën njëvjeçare në Shkup

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një konferencë për shtyp prezantoi punën e bërë gjatë vitit të kaluar, duke folur për gjendjen financiare të qytetit, projektet infrastrukturore, transportin publik, higjienën komunale dhe mbrojtjen e mjedisit.

MARKETING

Shik.mk

Ai theksoi se janë ulur borxhet e qytetit dhe të ndërmarrjeve publike, ndërsa njoftoi se po realizohen disa projekte kapitale dhe se në periudhën e ardhshme parashikohen investime të reja në infrastrukturën rrugore, gjelbërimin dhe shërbimet publike.

Gjorgjievski tha se gjatë vitit të kaluar është punuar për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara dhe për përmirësimin e gjendjes në kryeqytet.

“Ju premtova punë dhe vepra. Sot jam përsëri para jush, për të dhënë llogari për atë premtim”, deklaroi Gjorgjievski, duke shtuar se administrata e qytetit është përballur me çështje të vështira dhe probleme që për një kohë të gjatë kanë pritur zgjidhje.

Ai theksoi se qëllimi ka qenë që Shkupi të dalë nga gjendja e vështirë dhe të përmirësohen kushtet për qytetarët.

Gjatë konferencës, kryetari foli edhe për fusha të tjera ku, sipas tij, janë ndërmarrë aktivitete dhe investime gjatë periudhës së drejtimit të Qytetit të Shkupit.

MARKETING