Gjorgjievski: Nga drunjtë e rrëzuar në Vodno – ndërtohet një park i ri motorik
Stuhia e fortë që goditi Shkupin la pas dëme të mëdha dhe drunj të shumtë të rrëzuar. Por, detyrimi ynë nuk është vetëm të riparojmë dëmet e bëra, por nga çdo sfidë të krijojmë diçka të dobishme, të qëndrueshme dhe të vlefshme për qytetarët. Siç paralajmërova menjëherë pas stuhisë, trungjet e shëndetshme nga drunjtë e rënë nuk i lamë të përfundojnë si mbeturina por u dhamë atyre një jetë të re dhe një qëllim të ri. Vodno u bë me përmbajtje të re e destinuar për lëvizje, rekreacion, socializim dhe krijim të shprehive të shëndetshme te të gjizha gjeneratat, publikoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
“Nga ata ndërtuam parkun e ri motorik në Vodno – një hapësirë të rregulluar me kujdes me pengesa natyrore dhe rekuizita për zhvillimin e ekuilibrit, koordinimit, shkathtësisë, precizitetit dhe gatishmërisë fizike. Një hapësirë në të cilën fëmijët përmes lojës do t’i zhvillojnë aftësitë e tyre motorike, ndërsa të rinjtë dhe të moshuarit do të mund të ushtrojnë, të rikrijojnë dhe të kalojnë më shumë kohë cilësore në natyrë”, citon ai në një postim në Fejsbuk.

Ai shton se në vend të mbeturinave, kanë krijuar një vlerë të re, ndërsa në vend të drunjve të shkatërruar, kanë krijuar një hapësirë të mbushur me lëvizje, energji dhe jetë.
Gjorgjievski theksoi se parqe të tilla do të ndërtohen edhe në Park pyllin Gazi Babë dhe Saraj, në vendet ku u mënjanuan drunjtë e rënë tashmë po mbishen fidanë të rinj, ndërsa në gjysmën e dytë të shtatorit do të fillojë një fushatë e madhe vjeshtore për pyllëzimin e qytetit tonë.
“Kjo është vetëm një pjesë e aktiviteteve me të cilat po ia rikthejmë shkëlqimin Vodnos. E rindërtuam rrugën deri në Vodno të mesme. Po rregullojmë shtigjet dhe po restaurojmë pajisjet urbane, të cilat me vite ishin lënë pas dore. Njëkohësisht, Shërbimi i shpëtimit malor tashmë vepron në Vodno dhe Matkë, i përgatitur për ndërhyrje të shpejta dhe profesionale në kushte malore. Në këtë mënyrë, po e rrisim sigurinë e të gjithë vizitorëve dhe po krijojmë kushte që ata të shijojnë natyrën pa shqetësime”, theksoi Gjorgjievski.

Ai thekson se Vodno është zemra dhe mushkëritë e gjelbra të Shkupit dhe se ne e ruajmë, e restaurojmë dhe e zhvillojmë atë me zgjuarsi, përgjegjësi dhe me dashuri.
“Hapë pas hapi, po krijojmë një Vodno ashtu siç e meritojnë banorën e Shkupit – të sigurt, të rregulluar, të gjelbër dhe të mbushur me përmbajtje për të gjtiha gjeneratat”, shton Gjorgjievski në një postim në Fejsbuk.

