Gjobiten 178 shoferë në Shkup, 61 për tejkalim të shpejtësisë

Gjobiten 178 shoferë në Shkup, 61 për tejkalim të shpejtësisë

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 178 gjoba, nga të cilat 61 për vozitje të automjetit me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 12 gjoba për vozitje pa patentë shofer, katër për reshtim të paligjshëm.
Nga MPB informojnë se janë shqiptuar edhe tre gjoba për vozitje nën efektin e alkoolit, tre sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq).

“Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB.

MARKETING