Gjobiten 151 shoferë në Shkup, 15 për vozitje pa leje

Gjobiten 151 shoferë në Shkup, 15 për vozitje pa leje

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (11.01.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit.

Nga MPB njoftojnë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 gjoba, nga të cilat nëntë për tejkalim të shpejtësisë, 15 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tri masa për automjete të paregjistruara.
“Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafori i kuq), pesë masa për rirregullim të paligjshëm të automjeteve, katër sanksione për drejtues fillestar”.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING