Gjesti i shëmtuar politik i Novak Djokovicit në French Open, i referohet Kosovës si zemra e Serbisë

Gjesti i shëmtuar politik i Novak Djokovicit në French Open, i referohet Kosovës si zemra e Serbisë

Novak Djokovic ka bërë një tjetër provokim, tani në turneun madhor të tenisit, French Open.

Tenisti serb që është vazhdimisht është pjesë e skandaleve si brenda ashtu edhe jashtë fushë, ka bërë një gjest tejet të shëmtuar.

Pas lojës me Alensandar Kovacevic në French Open, ai i është drejtuar kamerës, duke bërë një shkrim të shëmtuar.

“Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”, është ajo që ka shkruar në gjuhën serbe Djokovic në një turne që duhet të reagojë ashpër për këtë veprim të paprecedentë.

Tenisti e bëri këtë shkrim në lidhje me situatën në Mitrovicën e Veriut, ku strukturat paralele serbe nuk po lejojnë kryetarët e sapozgjedhur që të ushtrojnë detyrën e tyre.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. /Telegrafi/

 

MARKETING